Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi për caktimin e ditës së martë u morr sot nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Kryetari Jakup Krasniqi, njëkohësisht ushtrues i detyrës së presidentit, ka deklaruar se vendimi në fjalë u mor pasi u mblodhën firmat e nevojshme. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka bërë të ditur se kjo parti nuk pajtohet me tekstin e hartuar për arsyetimin e mocionit.