Kosovë | Tahiri: marrëveshjet do të implementohen nga 1 Nëntori

alt

Këto komente, Tahiri i bëri pas kthimit në Prishtinë nga Brukseli ku u ra dakort për tre marrëveshje me palën serbe. “Marrëveshjet fillojnë të zbatohen nga 1 Nëntori i këtij viti. Nga kjo datë do të zbatohet ligji në gjithë territorin e Kosovës dhe do të eliminohen strukturat paralele, kurse qytetarët do të lëvizin lirshëm”, ka thënë Tahiri. Ajo theksoi gjithashtu se marrëveshjet e arritura të Shtunën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Të Shtunën në Bruksel delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit kanë rënë dakort për tre marrëveshje, atë të lirisë së lëvizjes, librave të amzës dhe njohjes së diplomave shkollore e universitare, sipas parimit të reciprocitetit. Në mungesë të nënshkrimit të marrëveshjeve, garantues i zbatimit të tyre do të jetë Brukseli, i asistuar nga misioni i BE-së në Kosovë EULEX.

Advertisement