Lajmi konfirmohet nga burime të Aleancës së Atlantikut Verior, sipas të cilave, Stavridis do të takohet me drejtuesit e misionit të NATO-s në Kosovë si dhe do të japë një konferencë shtypi në orët e pasdites, njoftojnë burimet e Aleancës. Ndërkaq, në takime të ndara paradite ai parashikohet që të takojë edhe presidentin Fatmir Sejdiu, si dhe kryeministrin Hashim Thaçin. Në një komunikatë për media të KFOR-it, thuhet se admirali Stavridis do të informohet mbi situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral lejtnant Markus Bentler. Që të dy, pasdite do të mbajnë një konferencë të përbashkët për gazetarë në pjesen ushtarake të Aeroportit të Sllatinës.