Kosove – Spanja do ti terheqe trupat ne marreveshje me vendet e NATO-s

Pas takimit te sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Jap De Hoop Scheffer me ministren spanjolle te Mbrojtjes, Carme Chacon ne Bruksel Spanja ka rene dakord qe t’i terheqe trupat e saj nga Kosova ne marreveshje me vendet e tjera anetare te NATO-s. Terheqja do te kryhet ne menyre te koordinuar dhe progresive. Chacon shpjegoi arsyet e vendimit te Madridit per te terhequr 630 trupat spanjolle nga Kosova pa percaktuar nje date te sakte, vendim ky qe u kritikua nga NATO dhe SHBA. Megjithae Scheffer ka thene se do ta respektoje kete vendim. Edhe analistet vendas e kane quajtur nje gabim te madh vendimin e qeverise spanjolle, duke i kujtuar Spanjes se Kosova eshte nje ceshtje evropiane.
Advertisement