Kosovë – Sot vendoset zgjatja e mandatit të EULEX

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në një seancë të posacme, shefi i ICO-së Piter Feith dhe ai i EULEX-it Iv de Kermabon, do të raportojnë për situatën në Kosovë. KiE ka rikonfirmuar se qëllimi kryesor i misionit EULEX mbetet sundimi i ligjit në Kosovë dhe ofrimi i ndihmës për autoritetet kosovare në këtë drejtim. Mandati i misionit evropian filloi më 4 shkurt të vitit 2008 dhe skadon më 31 gusht të vitit 2010. Përparësi e tij janë forcimi i policisë, gjyqësorit dhe doganave.

Advertisement