Ndërkohë, KQZ ka paralajmëruar se nëse vërehen parregullësi do të përsëritet votimi në qendra të caktuara. “Mendojmë se më 4 Janar do të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave nga 760 vendvotime”, ka deklaruar Burim Ahmeti, drejtues i Qendrës së Numërimit të Rezultateve. Nga ana tjetër, KQZ po bën përgatitjet e fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skënderaj, Decan, si dhe në dy vendvotime të tjera, në Lipjan e Malishevë.