Kosovë – Sot në GJND Bolivia, Brazili, Bullgaria dhe Burundi

Friday, January 16, 2026

Sot renditen Bolivia, Brazili, Bullgaria dhe Burundi për të dhënë argumentat e tyre pro ose kundër saj, duke përmbyllur në këtë mënyrë seancat dëgjimore të parashikuara pranë Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, bëhet me dijeni se java që vjen do të nisë me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës. Java tjetër konsiderohet mjaft e rëndësishme për dëshmitë, pasi pritet që gjatë saj të paraqesin qëndrimet e tyre do t’i paraqesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata e Rusisë, si dy shtetet kryesore me influencë në pavarësinë e Kosovës, pro dhe kundër saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -