Ban ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve. Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.