Kosovë – Sot heshtje zgjedhore

Kjo fushatë zgjati vetëm 10 ditë dhe gjatë këtyre 24 orëve, partitë e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të kryetares, Valdete Daka njoftoi se ka gati të gjithë materialin e nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit. Kuvendi i Kosovës përbëhet prej 120 deputetësh, 100 prej të cilëve zgjidhen direkt, ndërsa 20 vende janë të rezervuara për komunitetin serb dhe pakicat e tjera. Ndërkohë në zgjedhjet e të dielës, do të garojnë 29 subjekte politike dhe do të monitorohen nga mbi 32 mijë vëzhgues. Prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.

Advertisement