Në bazë të kësaj marrëveshjeje Sllovenia do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt zhvillimit ekonomik. Ministri Hyseni kërkoi përkrahje për perspektivën evropiane të Kosovës. Ndërkohë ministri slloven tha se liberalizimi i vizave me Ballkanin Perëndimor është me rëndësi pasi kompanitë sllovene janë aktive në këtë pjesë të Evropës, ndërkohë që në Kosovë ndodhen investitorët kryesorë. “Progresi i Ballkanit Perëndimor në afrimin me strukturat euro-atlantike është prioritet, prandaj Sllovenia do të vahdojë të ndihmojë rrugën e tyre”, ka thënë Zhbogar.