Kosovë – Sllovakia zvogëlon prezencën ushtarake

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i shtabit të përgjithshëm sllovak, gjenerali Lubomir Bulik. “Tendenca jonë është e qartë, të forcojmë praninë tonë në Afganistan dhe të reduktojmë atë në Kosovë, ku gjithsesi një pjesë e trupave do të mbetet”, ka deklaruar Bulik. Sllovakia aktualisht ka 140 ushtarë në Kosovë, megjithëse Bratisllava refuzon të njohë pavaresinë e saj.

Advertisement