Kosovë – Sistemi bankar është i qëndrueshëm

Ai deklaroi se qeveria së shpejti do të krijojë një fond të vecantë, që do të përdoret për të shmangur rrezikun në sektorin e bujqësisë dhe atë të prodhimit. Komentet, kryeministri i bëri pas takimit me drejtuesit e bankave që veprojnë në Kosovë dhe guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës. Nuk dihet sa do të jetë shuma e grumbulluar në këtë fond. Ndërkaq, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Hashim Rexhepi tha se po merren të gjitha masat që të ruhet stabiliteti i sistemit bankar të Kosovës. Kriza globale ka ndikuar në rënien e eksporteve të Kosovës, për shkak të rënies së cmimit në tregun botëror.

Advertisement