Protesta do të mbahet në mesditë dhe sipas kreut të BSPK-së Haxhi Arifi, protestës i janë bashkangjitur gjashtë këshilla rajonale. Dy rrugë kryesore të kryeqytetit do të bllokohen gjatë kohës kur do të zhvillohet protesta. Policia ka marrë masa për kufizimin, ose bllokimin e lëvizjes nëpër rrugët e Prishtinës. Në protestë pritet të marrin pjesë rreth 5 mijë vetë.