Vendimi është marrë nga presidenti Sejdiu, i cili kërkoi që betimi të bëhet në një ceremoni të përbashkët me 3 gjyqtarët ndërkombëtarë që do të akreditohen në këtë institucion. Por, ndryshe nga Presidenca, që njofton se ceremonia është shtyrë për disa ditë, Zyra Civile Ndërkombëtare ka bërë të ditur se shtyrja do të zgjasë disa javë. “Kjo cështje do të shtyhet, por do të vendoset para fundit të qershorit”, ka deklaruar zëdhënësi i ICO, Andy McGuffie. Tre gjykatësit ndërkombëtarë i emëron përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, në konsultim me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Advertisement