Kosove – Shtohen zyrat e gjendjes civile

Bashkitë lokale të komunës së Prishtinës do të pajisen edhe me katër zyra të gjendjes civile të cilat do të shkurtojnë dukshëm afatet e nxjerrjes së dokumenteve civile, apo të aplikimit për marrjen e dokumenteve të nevojshme për nxjerrjen e letërnjoftimit, pasaportës, apo patentës. Këto zyra do të fillojnë të funksionojnë prej datës 9 shkurt. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, pohoi se decentralizimi i shërbimeve të gjendjes civile gjatë muajve të ardhshëm do të bëhet edhe në komunat e tjera të Kosovës, madje është duke u përgatitur projekti që dokumentet e gjendjes civile së shpejti të bëhen edhe nëpërmjet internetit.

Advertisement