Kosovë – SHBA mbështetje për ndërtimin e autostradës

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ministri Limaj, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Washington, ka zhvilluar një takim me zv.ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë, Stuart Jones. “Ministri Limaj e njoftoi z. Jones më hollësisht edhe me planet dhe veprimet aktuale të Ministrisë së Transportit të Kosovës për këtë vit, fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore, respektivisht rreth ndërtimit të autostradës Morinë-Merdar”, thuhet në njoftimin e MTPT-së.