Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për demokracinë dhe marrëdhëniet politike në KE, Jean Louis Laurens. “Nuk ekziston asnjë dokument ku të thuhet se para anëtarësimit në KE nevojitet anëtarësimi në OKB. Kjo i jep një shans konkret Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi”, ka pohuar Laurens. Sipas tij, për të marrë vendimin për anëtarësimin e Kosovës nevojiten votat e dy të tretave të vendeve anëtare dhe duke qënë se pothuajse dy të tretat e shteteve të KE e kanë njohur Kosovën, shteti i ri nuk do të ketë probleme.