Sipas tij, është shumë e vështirë të bëhen përparime në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës në çështje të rëndësishme pa një takim të tillë. Ajo që kërkon të arrijë në këto momente Beogradi, sipas analistit Server, është të negociojë kushte më të mira për vete për shkëmbim territori. Kjo ide po diskutohet në shumë qarqe politike në Beograd, megjithëse askush në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara nuk do të dëgjojë teorinë e ri-përcaktimit të kufijve në Ballkan.

Advertisement