Sipas SHPK-së, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe si pasojë janë lënduar lehtë 10 pjesëtarë të organeve të rendit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani ka deklaruar se protestuesit që kishin bllokuar rrugën që lidh Gjilanin me Bujanocin, kanë hedhur gurë e shishe kundër policëve të Kosovës, të cilët po përpiqeshin të zhbllokonin rrugën e zënë. Hashani bëri të ditur se protestuesit në afërsi të Kamenicës gjithashtu bllokuan rrugën kryesore në fshatin Kominjan i Ulët. Disa fshatra të banuara me serbë tashmë disa ditë janë pa energji elektrike, për shkak se refuzojnë t’i paguajnë Korporatës Energjetike të Kosovës.