“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me Komisionin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi”, ka pohuar Sjediu. Ndër të tjera, kreu i shtetit kosovar e ka njohur delegacionin me planet për të tejkaluar të gjitha sfidat që shteti i ri ka përpara. Ndërsa Martinius, nga ana e tij ka rikonfirmuar mbështetjen e Brukselit ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga qeveria pas shpalljes së pavarësisë.