Ne kuader te 10-vjetorit te masakres se familjeve shqiptare ne Podujeve, presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka pritur ne nje takim anetaret e mbetur te ketyre familjeve. Gjate takimit, Sejdiu ka denuar ashper dhunen serbe, duke e cilesuar ate si nje veprim te mireorganizuar nga autoritetet e Beogradit. “Tragjedite qe kane perjetuar keto familje deshmojne se dhuna serbe ndaj shqiptareve eshte planifikuar gjate dhe eshte ushtruar ne menyre te organizuar nga shteti serb”, ka deklaruar Sejdiu. Ai iu ka bere thirrje familjareve te viktimave qe ta mbajne tragjedine vetem ne kujtese dhe qe te shohin perpara drejt integrimeve evropiane.