Kosovë – Sejdiu sot në Bruksel

Sot, Presidenti do t’i drejtohet Këshillit të NATO-s, ku do të flasë për progresin e arritur në Kosovë si dhe për gjendjen aktuale politike e të sigurisë. Para nisjes për në Bruksel, Presidenti Sejdiu tha se do ta njoftojë Këshillin e NATO-s me zhvillimet e përgjithshme në vend. “Do ta njoftoj Këshillin e NATO-s, për opinionet e institucioneve të Kosovës lidhur me zhvillimet politike, veprimet e bëra deri më tani, synimet për ecjen e mëtejshme, në kuptimin e realizimit të projektit që Kosova të lëvizë fuqishëm në zhvillimet e saj të brendshme ekonomike, demokratike dhe zhvillime të tjera, si dhe për rolin e saj që të jetë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Advertisement