Në konsultim me partitë politike, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu pritet që në muajin maj të caktojë ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. “Ligjërisht është përcaktuar që gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenti të caktojë datën”, ka deklaruar në një prononcim, zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri. Ai ka thënë se presidenti do t’i përmbahet kalendarit për zgjedhjet.