Kosovë – Sejdiu, me Maqedoninë marrëdhënie të mira

Kreu i shtetit kosovar ka theksuar se nuk ka marrë një ftesë nga homologu maqedonas, por ka vlerësuar se marrëdhëniet me Maqedoninë mbeten të mira, duke qënë se është një vend që ka njohur pavarësinë e Kosovës. “Për ne është me rëndësi që pavarësisht se nuk kam marrë ftesë, të vazhdojmë raportet si dy shtete. Ne nuk jemi në luftë. Përkundrazi, kemi raporte të mira dhe Maqedonia është një ndër vendet që ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka pohuar Sejdiu.

Advertisement