Në një takim me kryetaren e KQZ-së, Nesrin Lushta, Sejdiu ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të jenë të lira dhe të ndershme në mënyrë që të garantohet siguria e votës së qytetarit. Kreu i shtetit kosovar ka shprehur gjithashtu mbështetjen e institucioneve të Kosovës ndaj KQZ-së për një proces sa më të rregullt. Ai ka shtuar se shumë shpejt do të takohet me krerët e partive politike për të arritur një marrëveshje mbi datën e zgjedhjeve.