Kosovë – Sejdiu kërkon ndërhyrjen e BE për Serbinë

Kreu i shtetit kosovar është shprehur se marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të jenë kusht për anëtarësimin e kësaj të fundit në union. Më tej Sejdiu ka folur edhe për cështjet ushtarake, ku ka kërkuar që trupat e FSK-së të marrin pjesë qoftë simbolikisht në misionet ndërkombetare. Ndërsa përsa i përket veriut, Sejdiu bëri sërish përgjegjës Beogradin për kontrabandën dhe krimin ekonomik që është i pranishëm në këtë zonë. Gjithashtu, ai kërkoi nga Brukseli dhënien e një udhërrëfyesi për përfshirjen e Kosovës në procesin e heqjes së vizave.

Advertisement