Kosovë – Sejdiu kërkon ligj për kryeqytetin

Sejdiu ka deklaruar se ka ardhur koha që Prishtina të trajtohet në mënyrë specifike njësoj si kryeqytetet evropiane. “Është borxh dhe obligim i Qeverisë dhe Parlamentit të nxjerrin një ligj të mirë për Prishtinën, është një projekt që është ofruar si bazë e mirë, ndaj është detyrë e Qeverisë dhe e parlamentarëve ta procedojnë sa më shpejt”, tha presidenti Sejdiu. Sipas Sejdiut, Kushtetuta është shprehur qartë se duhet një ligj specifik për kryeqytetin. Këtë deklaratë presidenti e bëri gjatë vizitës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku pa nga afër ecurinë e punimeve në unazës qendrore, që është njëri ndër investimet më të mëdha në kryeqytet.

Advertisement