Kosovë – Sejdiu fton partitë të angazhohen për proces zgjedhor korrekt

Saturday, December 13, 2025

Ai ka ftuar të gjitha partitë politike që të angazhohen maksimalisht për një proces korrekt dhe të ndershëm. Presidenti i vendit i bëri këto komente gjatë një takimi që ka zhvilluar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Zgjedhjet e sivjetshme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike”, u shpreh Sejdiu. Presidenti Sejdiu, gjithashtu, tha se është shumë e nevojshme që institucionet e Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha subjektet politike të vendit, me qëllim që si shtet t’i përballojmë sfidat që kemi përpara. Kryetari i AAK-së, Haradinaj tha se partia që ai drejton do të punojë edhe më tej për realizimin e aspiratave dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -