Kosovë – Sejdiu dekreton ambasadorin në Gjermani

Ai është Vilson Mirdita, i cili do të marrë postin e ambasadorit të Kosovës në Gjermani. Për afro një vit, Mirdita ka qenë i ngarkuari me punë në Berlin. Ditëve në vijim Sejdiu pritet të akreditojë edhe ambasadorët në 17 ambasadat e tjera të Kosovës që pritet të jenë funksionale gjatë këtij viti. Ndërkaq Ministria e Jashtme është në procedim të përzgjedhjes finale të sherbimit civil dhe diplomatik.

Advertisement