Seanca është kërkuar nga Serbia, e cila ka akuzuar shqiptarët si shkaktarë të dhunës. Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni i ka dërguar kryesuesit të radhës së Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, ambasadores së Nigerisë, U. Joy Ogëu, kërkesën për pjesëmarrje në seancë ku do të paraqesë pikëpamjet e Republikës së Kosovës. Serbinë do të përfaqësojë presidenti i saj, Boris Tadic. Në këtë takim që do të fillojë të martën paradite dhe do të jetë i mbyllur për media, nuk pritet miratimi i ndonjë lloj rezolute.