Kosovë – Rivendoset flamuri kuqezi në Prishtinë

“Të revoltuar nga veprimi antikombëtar i qeveritarëve të Kosovës, të cilët i hoqën flamujt kombëtarë nga sheshet e Prishtinës, ne ndërmorëm aksionin për vendosjen e tyre”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes për Bashkim në Kosovë. Flamuri kuqezi shqiptar, i cili ishte vendosur pranë flamujve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është hequr dje gjatë orëve të pasdites nga rrugët e Prishtinës. Ai në fakt ishte vendosur nëpër të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit kosovar, me rastin e mbërritjes atje të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton. Protokolli për vizitën e sekretares amerikane po bëhet nga ambasada amerikane dhe mediat kanë komentuar se pikërisht, ajo mund të ketë ndikuar për një akt të tillë, pasi mbajtja e flamurit të një shteti fqinj, nuk është e preferueshme.

Advertisement