Kosove – Rishihet rasti i Xheladinit e Balajt

Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut, organ këshilldhënës i UNMIK-ut, do të mbajë më 19 mars seancën lidhur me rastin e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të vrarë në protestën e Vetvendosjes më 10 shkurt të viti 2007. Xheladini dhe Balaj janë vrarë nga policët e kontigjentit rumun që shërbenin në kuadër të policisë së OKB-së. Familjarët e viktimave në muajin tetor të vitit 2007, kanë kërkuar nga paneli të hapë procedurën hetuese dhe të pavarur me rastin e 10 shkurtit.
Advertisement