Kosovë – Rezultatet paraprake nga KQZ: PDK kryeson

Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës radhitet e para me 33.5% të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.6%, lëvizja “Vetëvendosje” me 12.2%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.8%, Aleanca Kosova e Re me 7.1%, Lidhja Demokratike e Dardanisë m e 3.3% dhe Fryma e Re me 2.2% të votave. Partitë e opozitës kanë deklaruar parregullsi në zgjedhje dhe kërkojnë rivotim në dy zona që njihen si mbështetëse të kryeministrit Thaçi, ku pjesëmarrja në votime rezulton të jetë 95%. Por vëzhguesit e BE kanë deklaruar se përgjithësisht ata janë të kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet.

Advertisement