Kosovë – Republika e Gambias njeh pavarësinë

Vendimi i është komunikuar sot ambasadës kosovare në Uashington nga ambasada e Gambias po në kryeqytetin amerikan. Në një takim që ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni zhvilloi më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, Susan ëaffa-Ogoo, kjo e fundit paralajmëroi dhe premtoi njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vëndit te saj. Republika e Gambias bëhet kështu shteti i 57-të që njeh shtetin e Kosovës. Ajo ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës, me dalje në oqeanin Atlantik dhe e kufizuar me Senegalin.

Advertisement