Kosovë | Republika e Gabonit njeh pavarësinë

Saturday, January 17, 2026

Lajmi për njohjen e dytë të Kosovës brenda dy ditëve është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Gaboni është vendi radhës që ka dorëzuar notën verbale në njërën prej ambasadave kosovare, njofton kjo ministri. Të Martën, Kosova u njoh zyrtarisht nga Kuvajti gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke u bërë shteti i 85-të që njeh Kosovën qysh prej shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurt të vitit 2008. Pak muaj më parë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli kishte njoftuar për njohjen e Kosovës, nga Republika e Gabonit, por edhe pse ishte paralajmëruar se do bëhej publike nota verbale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur ende.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -