Zedhenesja e EULEX, Karin Limdal ka bere te ditur se misioni i rendit dhe ligjit nuk do te raportoje drejtperdrejt ne OKB. Megjithate, ka saktesuar Limdal, i takon Organizates se Kombeve te Bashkuara qe te vendose per raportin, nese ai duhet te jete pjese e nje raporti per sekretarin e pergjithshem Ban Ki Moon. Sipas saj, ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Sigurimit, e parashikuar per me 23 mars, raportin per tre muajt e pare te punes se EULEX do ta paraqese shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier i cili do te flase edhe per perpjekjet e tij per nisjen e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit mbi planin 6 pikesh. Ne kete seance do te jete i pranishem edhe ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, i cili ka deklaruar se do te kerkoje qe misioni i UNMIK te mbylle aktivitetin e tij ne Kosove.