Në këtë takim lideri i opozitës vuri theksin te rëndësia e integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian. “Procesi i integrimit shumë i rëndësishëm” vlerësoi Rama duke u ndalur veçmas në prishtmërinë e shqiptarëve të Kosovës për lëvizjen e lirë. “Shpresoj që liberalizimi i vizave të jetë sa më i shpejtë për shtetasit e Kosovës.” Edi Rama e ka konsideruar fat për shtetin më të ri të Europës faktin që në krye të tij qëndron një grua. “Është fat i madh për Kosovën që ka një grua si Presidente. Urime për rolin tuaj konsensual si Presidente e Republikës së Kosovës” ka theksuar Rama. Nga ana e saj në këtë takim Presidentja e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga përveç urimit që i bëri Edi Ramës për Ditën e Flamurit shprehu vlerësimin e saj për kontributin e PS për nisjen e reformave: “Ju uroj për festën e flamurit, përgëzime për reformat e ndërmarra në zgjidhjen e krizës” shtoi Jahjaga Presidentja Jahjaga e ka cilësuar si të stërzgjatur procesin e lëvizjes së lirë për shtetasit e Republikës së Kosovës ndërsa shtoi se pavarësisht tejzgjatjes së procesit, shpreson që në seancën e ardhshme ky proces të hapet për Kosovën dhe ajo të jetë në të njëjtin nivel me vendet e rajonit.