Në një reagim të FeR-it thuhet se gjatë ditës së zgjedhjeve, aktivistët e saj kanë qenë dëshmitarë të manipulimeve të votës së lirë anembanë Kosovës me raste nga më të ndryshmet, si për shembull presioni i vazhdueshëm nga përfaqësues të PDK në votues gjatë shënimit të votës; shitje të votave jashtë vendvotimit për 20 euro në Mitrovicë; kërcënim fizik nga përfaqësues të PDK së ndaj vëzhgueses së partisë, duke mos e lejuar mbushjen e ankesës për parregullsi në vendvotim; sjellje e votave shtesë në vendvotime nga persona të dyshimtë; ardhja e kutive me shifër të njëjtë nga Drenasi në qendër të numërimit; vijimi i votimit përkundër daljes nga vendvotimi të personit përgjegjës për vendosjen e gishtërinjve.

Advertisement