“Qeveria e Republikës së Kosovës po bën përpjekje të vazhdueshme që të punojë në ngritjen e një niveli të jetesës më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë për të rinjtë kosovarë, duke e konceptuar këtë si standard fondamental për një shoqëri demokratike”, tha Thaçi në konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Drejt parandalimit efektiv të vetëvrasjes dhe vetë-lëndimit në mesin e të rinjve kosovarë”.