Konkurentët i janë nënshtruar testimit e intervistave dhe sot emrat e të përzgjedhurve do të dërgohen për t’u votuar në Kuvëndin e Kosovës. Kandidatët që kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen intervistave, janë kandidatë që sipas komisionit përzgjedhës për Gjykatën Kushtetuese, kanë dosje të pastra. Pas përfundimit të procesit të intervistimit dhe vlerësimit për secilin kandidat, lista përfundimtare do t’i dorëzohet Kuvëndit të Kosovës për votim.