Kosovë – PSD kundër zgjedhjeve të parakohshme

“PSD është absolutisht kundër zgjedhjeve të parakohshme pasi vlerëson se mbajtja e tyre do të ishte një improvizim negativ, që do të prodhonte një proces të kontestuar”, ka deklaruar PSD. Përmes një komunikate për shtyp, partia e ish-kryeministrit Agim Ceku ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për situatën e krijuar pas largimit të LDK-së nga qeveria. “Këto zhvillime negative vijnë si pasojë e mosrespektimit dhe moskoordinimit të ndërsjellë mes partnerëve të koalicionit dhe tendencës së njërit partner për të injoruar partnerin tjetër”, ka shtuar PSD.

Advertisement