Kosovë – Presidenti slloven viziton vendin, takime me personalitete politike

Friday, December 26, 2025

Gjatë ditës Presidenti slloven do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it slloven në Pejë, si dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno kosovar. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Tyrk shoqërohet nga një delegacion i gjerë slloven, ku do të jetë edhe Ministrja e Mbrojtjes së Lubica Jelushiç. Krahas takimeve me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe me drejtuesit e FSK së, Ministrja sllovene e Mbrojtjes do të vizitojë edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj. Ndërkaq Komandanti i FSK së Gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe Gjeneralmajor i ushtrisë sllovene Alojz Shtajner do të kenë një takim të veçantë. Së bashku me Presidentin e Sllovenisë vjen edhe një delegacion i madh biznesmenesh nga ky vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -