Gjatë një takimi me Michael Giffoni, ambasador i Republikës së Italisë në Kosovë, Sejdiu ka vlerësuar mbështetjen që Republika e Italisë po i jep Kosovës në vazhdimësi. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, ambasadori Giffoni shprehu përkushtimin e tij për detyrën që ka marrë si koordinator politik i BE-së në lehtësimin e rolit të BE-së në veriun e Kosovës, si pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së për Kosovën dhe proceset e saj.