Kosovë – Presidenti kroat viziton vendin

Ai mbërrin për një vizitë zyrtare në këtë vend duke shënuar në këtë mënyrë edhe udhëtimin e tij të fundit jashtë Kroacisë para se t’i përfundojë mandati gjatë muajit të ardhshëm si president i këtij vendi, më 18 shkurt, pasi ka shërbyer me dy mandate 5-vjeçare në krye të shtetit kroat. Në axhendën e parashikuar gjatë vizitës së sotme njëditëshe në Kosovë të presidentit kroat, mediat bëjnë me dijeni se pritet që ai të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit si dhe të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ndër të tjera, presidenti Mesiç do të vizitojë edhe ushtarët kroatë të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it, sikundër ka parashikuar edhe një takim me kroatët në Janjevë. Në të njëjtën kohë, thuhet se ai do ta marrë edhe mirënjohjen Qytetar Nderi i Prishtinës.

Advertisement