Në fokus të vizitës ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve respektive, në fushën e administratës publike. Me këtë rast, siç bëhet e ditur në komunikatë, përfaqësuesit e shtetit kroat u zotuan për mbështetjen e mëtejshme të Ministrisë së Administratës Publike, për modernizimin e shërbimit civil, krijimit të inspektoratit administrativ, bashkëpunim në fushën e qeverisjes elektronike, si dhe vendosjen e standardeve shtetërore në administratën publike.