Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i diplomacisë kosovare, zëvëndësministrja Vlora Citaku, e cila ka saktësuar se për arsye sigurie axhenda e vizitës së Biden për momentin do të mbahet sekrete. Citaku e ka cilësuar vizitën e nënpresidentit amerikan si një rikonfirmim të mbështetjes së SHBA ndaj shtetit të Kosovës. Nga ana tjetër, edhe presidenti Sejdiu e ka vlerësuar ardhjen e Biden në Prishtinë si vizitën me më shumë peshë që pas shpalljes së pavarësisë. “është një vizitë historike me peshë të vecantë për Kosovën, që intensifikon marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka pohuar Sejdiu.