Kosovë – PE do të vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Duke iu përgjigjur ftesës që Krasniqi i ka bërë përmes një letre, më 4 nëntor 2010 Parlamentit Evropian për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshme në vend, Buzek ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian ka vendosur të dërgojë një delegacion shtatë anëtarësh për të vëzhguar këto zgjedhje. “Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm i BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe Parlamenti Evropian i jep rëndësi të madhe mbështetjes dhe forcimit të demokracisë në vendin tuaj”, shkruan presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek.

Advertisement