Kështu konfirmojnë rezultatet paraprake të komunikuara nga KQZ në një konferencë për media të mbajtur pak pas mesnatës, lidhur me votat e hedhura nga qytetarët e këtyre dy komunave për kryetarin e ri të tyre. Në Prizren kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, ka fituar 53.2 % të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi 46.8 %. Ndërsa në komunën e Lipjanit, kandidati i PDK-së Shukri Buja fitoi 53.7 % të votave, ndërsa Imri Ahmeti i LDK-së fitoi 46.3 %. Nga ana tjetër, KQZ raportoi edhe se pjesëmarrja në këtë raund zgjedhor ka qenë e ulët, krahasuar me dy raundet e mëparshme. Në këto zgjedhje mësohet se u thirrën për të votuar 185.933 votues, ndërkohë që procesi zgjedhor u mbikqyr nga 2.811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.