Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka deklaruar se kjo parti po mundohet të gjejë një zgjidhje ligjore dhe kushtetuese për të dalë nga kjo situatë. “Këtë krizë e ka shkaktuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kjo parti duhet të mbajë përgjegjësinë që shteti i Kosovës aktualisht ka mbetur pa një numër të caktuar ministrash”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka shtuar më tej se gjithësesi, PDK do të jetë e gatshme t’i pranojë ministrat e LDK-së nëse ata vendosin të kthehen në qeveri. Por pak më vonë, anëtarë të kryesisë së LDK-së, në një konferencë për shtyp, kanë mohuar zërat se po shqyrtojnë mundësinë e kthimit në qeveri.


