Gjatë një takimi me presidentin e Republikës Dominikane, Leonel Antonio Fernández Reyna, Pacolli ka marrë konfirmimin se ky shtet ka vendosur të njohë Kosovën. Presidenti Reyna ka siguruar Pacollin se tashmë ka kërkuar nga Ministri i Jashtëm i vendit të tij që të rregullojë procedurat formale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke premtuar se do të vizitojë Kosovën gjatë turneut të tij në Europë. Përsa i përket njohjes nga El Salvadori, zyrtarë të AKR-së thonë se presidenti i ri i El Salvadorit, Mauricio Funes, ka konfirmuar njohjen e Kosovës ndërsa shkresat zyrtare do të vijnë shumë shpejt, pasi që të kryhen procedurat e nevojshme nga ana e El Salvadorit.